Dicka po Zihet – Emisioni 1 – Sezoni 2017, Familja Behluli vs Seferi

Në emisionin e gatimit me koncept të ri “Diçka po Zihet”, këtë të dielë garuan dy familje, ajo Behluli nga Mushtishti dhe Seferi nga Shtimja.

Gjatë gatimit nuk munguan edhe tingujt muzikorë live nga këngëtarët Lori dhe Neki Emra gjithashtu, nuk mungoi edhe përkrahja nga publiku për të dy familjet garuese.

Mirëpo, këtë garë për shpërblimin e madh me vendimin e jurisë e cila ishte e përbërë nga Enver Shabani dhe kuzhineri turk Xhemajl Sylejmanvar kuzhinierë në “Emerald” si dhe Fisnik Bujupi kryeshefi i restaurantit “Diçka po Zihet” shijuan ushqimet e përgatitura të të dy familjeve.

Sipas kësaj jurie, familja Seferi nga Shtimja vazhdon garën më tej, ndërsa familja Behluli e pëfundoi garën me kaq.

Megjithatë, edhe familja ‘humbëse’ nuk shkoi në shtëpi pa dhurata. Ato fituan set të eneve dhe shumë dhurata të tjera.

“Diçka po Zihet” vjen me një koncept më ndryshe në këtë sezon, familjet shqiptare do të garojnë për të fituar shpërblimin e madh prej 5 mijë eurove si dhe për shumë shpërblime tjera si udhëtime jashtë vendit, komplete të mëdha me enë etj.

Për më tepër ndiqeni emisionin: